Fundamenti

Në Gjilan nis konferenca e kryetarëve të 17 komunave për bashkëpunim rajonal europian

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Nën organizimin e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nisur sot konferenca e kryetarëve të Komunave për Bashkëpunim Rajonal Europian, në të cilën po pjesë 17 komuna të mikroregjionit europian nga Kosova, Serbia, Maqedonia e Bullgaria.

Në hapjen e kësaj konference, kryetari Haziri tha se e ka marrë këtë nismë me qëllim të bashkëpunimit dhe angazhimit të përbashkët rajonal drejtë synimit dhe përgatitjes për integrime europiane

“Qëllimi kësaj konference është bashkëpunimi dhe angazhimi i përbashkët rajonal drejtë synimit dhe përgatitjes për integrime europiane. Dua të theksoj se kontribut në bashkorganizim ka dhënë edhe Ministria e Pushtetit Lokal dhe ajo e Integrimeve Europiane. Funksionalizimi i mikroregjionit tonë, përveç fushës së arsimit, shëndetësisë etj., do të ndikojë në përmirësimin edhe të infrastrukturës sonë rrugore dhe hapjen e pikave të reja kufitare për qarkullimin e njerëzve”, ka thënë Haziri.

FIDANISHTJA

Ai theksoi se zhvillimi i një komune të këtij mikroregjioni e gëzon secilën nga 17 komunat të Ballkanit Perëndimor.

“Ne jemi europian të Ballkanit Perëndimor dhe si të tillë do të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të sinqertë, në mënyrë që t’i arrijmë qëllimet tona konkrete. Zhvillimi i një komune të këtij mikroregjioni, e gëzon secilën nga 17 komunat të Ballkanit Perëndimor”, është shprehur kryetari i Gjilanit.

Konferenca po i vazhdon punimet, ndërkaq gjatë ditës do të dilet me konkluzionet të përbashkëta./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.