Eko Higjiena

Në Gjilan nis kampanja e pastrimit “Green and Clean”, do të zgjasë deri më 5 qershor

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Ashtu si vitin e kaluar, edhe këtë vit në Gjilan ka filluar kampanja e pastrimit “Green and Clean”, e cila do të zgjasë deri më 5 qershor 2023.

Në një konferencë për media, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se qëllimi i kësaj kampanje është që Gjilani të shndërrohet në një prej komunave më të pastra dhe më ekologjike në Kosovë.

Hyseni bëri të ditur se në kuadër të kësaj kampanje janë paraparë të mbahen dhjetëra aktivitete në lokacione të ndryshme.

Mobi Casa

“Pastrimi i rrugëve, lagjeve, fshatrave, pastrimi i institucioneve komunale, arsimore dhe shëndetësore, pastrimi shtretërve të lumenjve, eliminimi i deponive ilegale, mbjella e drunjve dekorativë në disa prej zonave të qytetit dhe në hapësira të ndryshime publike, mbjellja e luleve në të gjitha rreth-rrotullimet e qytetit, shtimi i numrit të kontejnerëve të mbeturinave, pastrimi i Pendës së Livoçit dhe Përlepnicës, do të bëhet shënimi i Ditës botërore e biçiklistëve si dhe do të organizojmë disa ecje apo hiking në disa zona të qytetit”, tha Hyseni.

Mes tjerash, Hyseni theksoi se në kuadër të kësaj kampanje, përveç mekanizmave institucionalë, do të jenë të përfshirë edhe këshillat e bashkësive lokale të fshatrave, qytetarë e nxënës të shkollave.

Si rrjedhojë, Hyseni u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Gjilanit, por edhe përfaqësuesve institucional politik që t’i bashkohen kësaj kampanje./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.