Eko Higjiena

Në Gjilan mbahet takim trepalësh për rishikimin e planit të prokurimit për projektet zhvillimore

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Është mbajtur të hënën mbledhja e Bordit të Drejtorëve, sipas rregullave kundër përhapjes së pandemisë COVID-19, e cila është udhëhequr nga kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Në takimin, trepalësh, në të cilin kanë marrë pjesë edhe kryesuesja e Kuvendit Komunal, Shpresa Kurteshi-Emini dhe kryeshefi i KRU Hidromorava, Muhamet Suliqi dhe ndërmarrjes lokale Tregu, Avdyl Jerliu, është diskutuar për rishikimin e planit të prokurimit, ku përfshihen projektet zhvillimore sipas kërkesave të KRPP’së, për trajtimin e ujërave të zeza, kolektorët, hyrje-daljet e qytetit, programi për ujin e pijshëm, që janë financim i Bankës Botërore, BERZH’it dhe Bankës Investive Europiane.

Po ashtu, në takimin e së hënës është folur edhe për situatën e përballjes me pandeminë COVID-19.

GRANDEMALL

Haziri theksoi nevojën e mbështetjes për Spitalin Regjional dhe Spitalin e Qytetit, me pajisje dhe mjete për parandalim të pandemisë për të mbajtur gjendjen nën kontroll.

Gjithashtu, është kërkuar ngritja e task-forcës për arsim, në mënyrë që të bëhet përgatitja maksimale për përgatitjen e fillimit të mësimit të pjesshëm dhe në distancë, varësisht nga vendimi që do të marrë qeveria e Republikës së Kosovës.

Ndërkohë, raporti i auditimit të përgjithshëm, është pika e cila do të jetë fokusi kryesor në mbledhjen e radhës, duke i aktivizuar të gjithë mekanizmat për të trajtuar me dinamikë maksimale të gjitha rekomandimet për Gjilanin./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.