Hidromorava

Në Gjilan mbahet ligjëratë në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në vazhdën e takimeve “Tetori Rozë, në Gjilan është mbajtur ligjëratë, në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.

Në emër të Kryetarit të Komunës Alban Hyseni, ka folur nënkryetarja Leonora Morina Bunjaku, e cila ka përgëzuar për iniciativën asambleisten e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Mimoza Kadriu Qerimi dhe përkrahjen e zyrtares nga Decentralisation and Municipal Support – DEMOS, Fatime Rrahmani, për organizimin e ligjëratës ndërgjegjësuese mbi rëndësinë e shëndetit të gjirit, në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.

Të pranishëm ishin përfaqësues nga institucionet Komunale dhe qendrore, përfaqësues nga shoqëria civile, organizata të ndryshme dhe me qindra gra në mesin e tyre edhe të mbijetuara nga kanceri i gjirit.

Mobi Casa

Para të pranishmëve ligjëruan dr. Ramize Ibrahimi dhe radiologu dr. Muharrem Sadiku.

Në fund të takimit u caktuan termine për ekzaminim me Mamografi në QKMF për gratë që ishin të pranishme, kurse takimi u përmbyll me fjalime motivuese nga tri heroina të cilat arritën të mbijetojnë nga kanceri i gjirit. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.