Eko Higjiena

Në Gjilan mbahet konferenca informuese për zhvillim të sektorit privat

/ 4 minuta lexim
United Hospital

Gjilan -“Nuk ka ngjarje më të mirë për t’i përmbyllë aktivitetet e fundvitit se sa kjo konferencë me bizneset, e cila lidhë komunikim të drejtpërdrejt. Prezenca e dy ministrave, Bajrami e Hoti, tregon interesimin që drejtpërdrejt që të komunikojnë me ju edhe për pakot dhe lehtësimet fiskale që qeveria ka ndërmarrë përmes Ministrisë së Financave, sikurse edhe për logjikën e ndërtimit të Partneritetit Publiko Privat që Komuna e Gjilanit është në shpallje të ofertave, e mbi të gjitha për lidhshmërinë që e kemi me ATK-në, Doganën dhe me institucionet tjera që janë sot këtu”.

Kështu ka thënë në hapjen e Konferencës Informuese për Zhvillimin e Sektorit Privat, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, e cila është mbajtur sot në Gjilan, organizuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

Në këtë konferencë bashkëbisedimi kanë marrë pjesë edhe dy ministrat, Abdulla Hoti i MF-së e Hykmete Bajrami e MTI-së, sikurse edhe përfaqësues të ATK-së, doganës, e dhjetëra përfaqësues të bizneseve gjilanase.

“Po e nënvizoj gatishmërinë e Komunës së Gjilanit të mbështetjes së partneritetit, në mënyrë që të zhvillohen disa nga programet që tashmë duhet të implementohen në kuadër të Partneritetit Publiko Privat, i cili në Gjilan në dy raste po tregohet i suksesshëm, megjithëse njëri po ka vështirësi. Ne po mundohemi të krijojmë ambient të qëndrueshëm, në mënyrë që sektori privat dhe ndërmarrja private ta ketë rolin kryesor në zhvillim ekonomik në Gjilan”, ka nënvizuar kryetari Haziri.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, ka thënë se qëllimi i kësaj konference është që të shpaloset pakoja e re fiskale preliminare e qeverisë, për t’i marrë të gjitha kërkesat e komunitetit të biznesit sa i përket arsyetimit të heqjes së taksave dhe akcizës në mënyrë që ato të përfshihen në këtë pako.

Ajo ka rikonfirmuar mbështetjen për Komunën e Gjilanit për funksionalizimin e dy zonave të lira ekonomike, njëra që do t’i shërbej regjionit e Anamoravës dhe tjetra që është enkas për bizneset gjilanase.

Mobi Casa

Ministri i Financave, Abdulla Hoti, ka theksuar se vlerëson angazhimin e kryetarit Haziri për të krijuar një ambient më të mirë për bizneset.

“Mendoj angazhimi i kryetarit Haziri është shembull i jashtëzakonshëm i lidershipit sepse ka tendencë nganjeherë që kryetarët e komunave vetëm të kufizohen në rol strikt të vetëqeverisjes lokale pa i shfrytëzuar mundësitë që kanë për të krijuar zhvillim më të madh ekonomik”, ka thënë Hoti.

Ministri Hoti, para përfaqësuesve të bizneseve gjilanase, ka prezantuar fazën e dytë të pakos së re fiskale të qeverisë.

“E para është zgjerimi i listës së lëndëve të para që lirohen nga tatimi doganor, pastaj masa e dytë është heqja e normës së akcizës që përdoret për qëllime të prodhimit dhe masa e tretë që mendoj se është shumë e rëndësishme nga këndvështrimi i konsumatorit është ndryshimi dhe plotësimi i listës së produkteve që i nënshtrohen normës së reduktuar të TVSH-së…”, ka thënë Hoti.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e komunitetit të biznesit në Gjilan kanë kontribuuar me pyetje e sygjerime për dy ministrat, që kryesisht kishin të bënin për lirimin nga disa taksa dhe akciza për prodhimet e ndryshme./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.