Në Gjilan mbahen provimet pranuese në juridik dhe edukim

Gjilan – Arben Dërmaku ushtrues i detyrës së rektorit në Universitetin e Gjilanit tha për rajonipress se të enjten janë duke u mbajtur provimet pranuese të konkursit të dytë në drejtimet edukim, dhe juridik në Universitetin e Gjilanit. Në këto provime pranuese pritet të regjistrohen edhe 400 student nga Kosova Lindore.
Në Universitetin e Gjilanit të enjten kanë nisur të mbahen provimet pranuese. Aktualisht është mbajtur provimi pranues në drejtimin e Fakultetit të Edukimit ku pritet të pranohen 50 student në drejtimin fillor dhe 50 në atë parafillor tha Arben Dërmaku ushtrues detyre i rektorit, raporton rajonipress.
Dërmaku tha se në afatin e dytë në Fakultetin Ekonomik pritet të regjistrohen në banka dhe financa 59 student të rregullt, menaxhment dhe informatikë 97 student të rregullt dhe ekonomik 86 student të rregullt. Në të gjitha këto drejtime të Fakultetit Ekonomik pritet të pranohen edhe nga 75 student me korrespondencë.Provimi pranues në këtë fakultet mbahet të premtën në Prishtinë
Sipas Dërmakut në Fakultetin Juridik ndërkaq pritet të pranohen 200 studentë të rregullt.
Universiteti i Gjilanit sipas Dërmakut pritet në këtë afat të pranojë edhe 400 student nga Kosova Lindore.
Ndërkohë në kuadër të konsolidimit të hierarkisë së Universitetit të Gjilanit janë caktuar edhe dy prorektor . Kështu Sabri Tahiri është caktuar prorektor për financa dhe infrastrukturë dhe Xhevdet Thaçi prorektor për mësim./rajonipress/