ARKATANA

Në Gjilan ka nisur konferenca regjionale e Teknologjisë Informative

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Organizuar nga Komuna e Gjilanit dhe me pjesëmarrje të gjerë të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesve të Malit të Zi, ka nisur punimet konferenca regjionale e Teknologjisë Informative. Në fjalën e tij drejtori i Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, Bekim Bajrami, ka thënë se inovacioni në teknologji dhe avancimet e sistemeve të ndryshme kanë bërë që të ketë dinamikë të shtuar në të gjitha rrafshet në përdorimin e teknologjisë dhe avancimet në rrjet, por edhe në softverë në përgjithësi.

“Teknologjia nuk ka një fund të avancimeve. Gjithçka është në funksion të digjitalizimit dhe afirmimit të komunikimit brenda institucioneve por edhe në sektorin privat. IT dhe aplikimi i saj në shërbime të ndryshme për qytetarët në institucionet e shtetit tonë është çelës i suksesit dhe avancimit. Gjilani dhe Kosova në përgjithësi kanë shënuar progres të madh dhe janë lider në regjion për përdorim të teknologjisë”, ka thënë në fjalën e tij drejtori Bajrami.

GRANDEMALL

Gazmend Jakupi, ka thënë se në këtë konferencë ka pjesëmarrje aktive me prezentime nga të gjitha fushat e IT-së dhe qëllimi kryesor është shkëmbimi i përvojave, preventiva e gabimeve, ofrimi i zgjidhjeve për sfidat eventuale dhe zhvillimi i përbashkët përmes shembujve dhe praktikave më të mira.

Të gjithë pjesëmarrësit kanë qenë aktiv në konferencë duke prezantuar praktika dhe sisteme të ndryshme të komunikimit dhe ofrimit të shërbimeve, duke spikatur edhe rëndësinë që ka mbrojtja e sistemit në përgjithësi nga infektimet, apo ndërhyrjet e jashtme./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.