FIDANISHTJA

Në Gjilan janë kontrolluar 25 lokale, 1649 automjete, legjitimuar 1955 persona, konfiskuar 4 armë dhe arrestuar e dërguar në mbajtje 13 persona

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Sipas policisë qëllimi kryesor i kësaj fushate është të reduktojë rreziqet dhe tensionet që shkaktohen nga armëmbajtja pa leje dhe të ndihmojë në forcimin e rendit dhe sigurisë publike.

Policia e Kosovës, Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan me qëllim të shtimit të masave të sigurisë, respektivisht ruajtjen e rendit e qetësisë publike në vazhdimësi po ndërmerr aktivitet duke hartuar e zbatuar plane operative dhe vepruese, me qëllim të ofrimit të sigurisë në përgjithësi dhe gjetjen e konfiskimin e armëve pa leje në veçanti.

Qëllimi kryesor i kësaj fushate është të reduktojë rreziqet dhe tensionet që shkaktohen nga armëmbajtja pa leje dhe të ndihmojë në forcimin e rendit dhe sigurisë publike.

Në këtë drejtim, me qëllim të kujdesit për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve, Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për krijimin e një ambienti të qetë, prosperuar dhe të sigurte për të gjithë qytetarët.

Kjo arrihet duke bashkëpunuar ngushtë i gjithë komuniteti për tu arritur qëllimet e përbashkëta. Në rastet kur armët qarkullojnë në duar të personave të paautorizuara sjellin rreziqe të rënda për ne, familjet tona dhe të tjerët që na rrethojnë, rritet mundësia e krimeve duke përfshirë vrasjet, grabitjet dhe veprat e tjera të kriminalitetit.

ARKATANA

Konfiskimi i armëve pa leje është prioritet i yni ku synojmë stabilitet dhe zhvillim të qëndrueshëm e normal për të gjithë qytetarët.

Duke dashur të ofrojmë një pasqyrë rreth aktiviteteve të ndërmarra, Drejtoria rajonal e Policisë Gjilan ka kontrolluar lokale, automjete e qytetar me ç’ rast po ofrojmë disa të dhëna statistikore:
Bazuar në të dhënat dhe raportet tonë mbi zbatimin e planit operativ “Goditja 2023” që nga data 08.08.2023 deri me datën 11.08.2023 janë kontrolluar njëzet e pesë (25) lokale, janë kontrolluar njëmijë e gjashtëqind e katërdhjetë e nëntë (1649) automjete, legjitimuar njëmijë e nëntëqind e pesëdhjetë e pesë (1955) persona, konfiskuar katër (4) armë dhe arrestuar e dërguar në mbajtje trembëdhjetë (13) persona.

Rreth luftimit të kësaj dukurie duhet aktivitet i përbashkët i institucioneve relevante në vend. Policia do të vazhdojë aktivitetet duke hartuar e zbatuar plane operative, duke ndërmarrë fushata vetëdijësuese dhe për të pasur suksese më të mëdha fton të gjithë qytetarët për bashkëpunim në këtë drejtim.

Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan mbetet e përkushtuar për krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurte për të gjithë qytetarët thuhet në njoftimin e Ismet Hashanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.