Hidromorava

Në Gjilan inaugurohet shtëpia e 132-të për familjet në nevojë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në vigjilje të ndërrimit të motmoteve, Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me donatorin, bankën NLB, në bashkëpunim me kompaninë Buqaj, ka inauguruar të enjten shtëpinë e re për familjen e Remzi Hajrullahut.

Nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, tha se ndjehet shumë i lumtur që kjo familje u bë me kulm mbi kokë, derisa e ka falënderuar bankën NLB dhe kompaninë Buqaj për solidaritetin e treguar.
“Kjo është shtëpia numër 132 në total dhe e 25-të për këtë vit, që po e inaugurojmë sot, pas aksionit të kryetarit Lutfi Haziri, i cili qysh prej vitit 2014, organizoi disa gala mbrëmje në mbështetje të familjeve me probleme të banimit. Urime dhe e lus Zotin që ta gëzojë familja Hajrullahu. Apeloj njerëzit e vullnetit të mirë që të vazhdojnë të jenë solidar në mënyrë që të përfundojnë njëherë e përgjithmonë vuajtjet e këtyre familjeve”, ka thënë Ismajli.

Ai ka njoftuar se përpos ndërtimit të 132 shtëpive, Komuna i ka renovuar 40 shtëpi të tjera, ndërkaq për 40 familje ka paguar qira.

Uji Dea

Drejtori i bankës NLB, Alber Lumezi, ka deklaruar se është krenar që kanë kontribuar për këtë rast.

“Sivjet e kemi zgjedhur familjen e Remzi Hajrullahut që të kontribuojmë në përmirësimin e kushteve të jetesës. Kjo iniciativë është mundësuar falë bashkëpunimit me partnerët tanë, kompaninë Buqaj si dhe Komunën e Gjilanit. Shpresojmë që familja Hajrullahu ta përjetojë festën e Vitit të Ri me një gëzim të madh. Jemi krenarë që kemi kontribuar në këtë rast”, ka thënë Lumezi.

Ndryshe, Komuna e Gjilanit e ka dhënë truallin për këtë familje./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.