GRANDEMALL

Në Gjilan hapet qendra e artizanateve dhe trajnimeve Open Door

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Është inauguruar sot në Gjilan qendra e artizanateve dhe trajnimeve në Gjilan Open Door, ku bizneset nga rajoni i Gjilanit dhe ai i Kumanovës, kanë ekspozuar punimet e tyre tradicionale e prodhimet ushqimore nga tradita, në kuadër të programit të përbashkët Kosovë-Maqedoni.

Inaugurimin e kësaj qendre e ka bërë kryetari Lutfi Haziri, zëvendës shefi i operimeve i BE-së në Kosovë, Libor Chlad, përfaqësues nga Komuna e Kumanovës dhe ata të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, e ka vlerësuar lartë hapjen e kësaj qendre, ndërkaq ka pohuar se sot ka qenë dita e Europës për Gjilanin, marrë parasysh promovimin e tri IPA programeve që kjo komunë i ka fituar nga KE.

Uji Dea

Në këtë event u tha se modeli i kësaj qendre dhe i bashkëpunimit Gjilan-Kumanovë do të dëshmoj një instrument të qëndrueshëm me sens atraksioni nga fusha e kulturës dhe ajo e turizmit.

Më pas, kryetari Haziri dhe zëvendës shefi i operimeve i BE-së në Kosovë, Libor Chlad, kanë vizituar panairin e artizanateve në qendër të Gjilanit dhe shkollën e Agrobiznesit “Arbëria”, për të parë nga afër mundësitë e jashtëzakonshme që ofron ky institucion për nxënësit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.