FIDANISHTJA

Në Gjilan fillon testi i maturës me një organizim dhe monitorim të lartë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në Komunën e Gjilanit, ka nisur të mbahet testi i maturës, të cilit po i nënshtrohen 1709 nxënës, të mbikëqyrur nga administrues, monitorues dhe komisionerë, të përbërë nga MASHT-i, DKA dhe shkollat.

Drejtoresha e Arsimit, Shqipe Kastrati-Haziri, së bashku me stafin e tij ka thënë se çdo gjë është në rregull sa i përket këtij procesi dhe konform planifikimit të DKA-së dhe MASHT-it.

“Gjithçka ka nisur me kohë dhe sipas planifikimit të drejtorisë dhe institucioneve qendrore të arsimit. Drejtoria e Arsimit paraprakisht ka bërë të gjitha përgatitjet që ky proces vlerësues për nxënësit të bëhet sipas rregullave të parapara nga ministria. Këtë vit testit i nënshtrohen 1709 nxënës. Gjatë vizitës nëpër qendrat ku është organizuar testimi, çdo gjë është në rregull, me një disiplinë të lartë dhe mbikëqyrje të vazhdueshme”, ka thënë drejtoresha Kastrati-Haziri.

ARKATANA

Ajo po ashtu ka uruar që Gjilani sikur gjithmonë edhe këtë vit të radhitet ndër komunat e para sa i përket suksesit të nxënësve.

Edhe përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, kanë konfirmuar se gjithçka është duke shkuar në rregull dhe nuk ka vërejtje, as në aspektin e organizimit, por as në aspektin e monitorimit të këtij procesi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.