Fundamenti

Në Gjilan do të realizohet edhe projekti i kamerave të veshura në trup për policinë e rajonit të Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se Ambasada Amerikane në Prishtinë, në veçanti INL – Byroja për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit po ndihmon komunën e Gjilanit, konkretisht Policinë, në procesin e monitorimit me kamera dhe softuerë.

Hyseni ka thënë se pas aktivizimit të 83 kamerave në qytet, po vazhdojmë me realizimin e projektit të instalimit të kamerave në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane në Prishtinë, duke shtuar numrin e tyre edhe në lokacione të tjera në mënyre që të krijohet një siguri më e madhe për qytetarët.

“Ky projekt është tejet i rëndësishëm për sigurinë e bashkëqytetarëve, andaj është i mirëseardhur edhe realizimi i projektit të kamerave të veshura në trup edhe për policinë në rajonin e Gjilanit, projekt ky i cili po zbatohet në tërë Kosovën me ndihmën e INL në Ambasadën Amerikane”, është shprehur Hyseni.

Mobi Casa

Ai ka theksuar se përderisa Komuna garanton mirëmbajtjen e tyre, policia përfiton nga ky projekt në monitorim dhe siguri të qytetarëve.

“U jemi mirënjohës dhe falënderues për mbështetjen”, është shprehur kreu i Gjilanit. /rajonipress/