Hidromorava

Në Gjilan do të ndërtohen edhe dy shtëpi të reja për familjet skamnore

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me kompaninë “Buqaj”, të përfaqësuar nga Elena Krasniqi, e cila do të mbështesë dy familje për ndërtimin e shtëpive me çelësa në dorë.

Haziri ka falënderuar kompaninë “Buqaj” që iu bashkua aksionit të madh për t’i nxjerrë nga gjendja e rëndë dy familje në nevojë.

“E falënderoj pronarin e kompanisë “Buqaj” dhe zonjën Krasniqi për pjesëmarrjen në programin e madh të banimit social në Gjilan. Apeloj edhe tek donatorët tjerë, komuniteti i biznesit e bashkatdhetarët që të vazhdojnë të jenë solidar, duke dhënë nga pasuria e tyre për këto familje. Urime familjes Aziri dhe Hajrullahu, të cilët brenda një viti do të bëhen me shtëpi të reja”, ka thënë Haziri.

Mobi Casa

Ai ka njoftuar se numri i shtëpive të ndërtuara dhe që janë në proces të ndërtimit në kuadër të programit të Komunës së Gjilanit për banim social e kalon shifrën 100, 50 shtëpi janë renovuar, derisa 40 familjeve po u paguhet qiraja.

Ndryshe, mjetet financiare për ndërtimin e shtëpive do të mblidhen nga produkti i brendit Argeta./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.