Uji Dea

Në Gjilan do të bëhet dezinsektimi hapësinor

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Komuna e Gjilanit ka bërë të gjitha përgatitjet për të filluar faza e parë e dezinsektimi hapësinor dhe kështu edhe këtë vit është paraparë që ky projekt të bëhet në tri faza.

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, e cila menaxhon me këtë projekt ka konfirmuar se të gjitha përgatitjet janë bërë që faza e parë të nisë me datën 30.06.2020 në ora 19:30 deri në orën 24.00.

Gjatë kohës së dezinsektimit, qytetarët luten që t’i mbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda, sikurse një kujdes i veçantë duhet të kenë edhe bletarët.

Njoftohen bletarët për kujdes të shtuar që ti mbajnë të mbyllura bletët prej orës 19.30 deri 05.00 të mëngjesit gjatë këtyre ditëve për shkaqe sigurie.

Hidromorava

Dezinsektimi fillon nga lagja “Zabeli”, përkatësisht nga kolektori ku zakonisht është burim i mushkonjave dhe insekteve tjera, për të vazhduar përgjatë lumit Mirusha në të dy anët e tij deri në qendër të qytetit, poashtu do të përfshihet lagja Reshat Ymeri, Dheu i Bardhë.

Në ditët në vijim do të përfshihen lagjet tjera Dardania, Kodra e Dëshmorëve, Bregu i Djegur si dhe tërë lagjet e hapësirat tjera të qytetit.

Këtë vit janë të përfshira edhe zonat rurale ku ka potencial të lartë të zhvillimit të këtyre insekteve sidomos rreth lumenjëve të fshatrave Malishevë, Uglarë, Pogragjë, Dobërcan, Përlepnicë, Livoqi i Epërm, Livoqi i Ulët, Cërrnicë, Lladovë, Zhegër, Llashticë dhe Velekincë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.