Në Gjilan djali e sulmon nënën fizikisht, e godet me grushta në fytyrë

Gjilan – Policia e Kosovës ka pranuar një informatë për një rast dhunë familjare në Gjilan. Nga hetimet e para është bërë e ditur se i dyshuari shqiptar shtetas i Kosovës me banim në Gjilan pas një mosmarrëveshje dhe fjalosje të ashpër verbale me nenën e tij besohet ta ketë sulmuar fizikisht duke e goditur me grusht në fytyrë.
Me urdhër te prokurorit i dyshuari ndalohet në mbajtje për 48 orë. Rasti i referohet Prokurorisë Themelore njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/