Në Gjilan bastiset një shtëpi, kapet mariuhanë, e Kanabis Sativa

Gjilan – Në rrugën “Nazmi Hoxha” në Gjilan raportohet se policia me urdhër kontrolli të lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan kanë bërë bastisjen e shtëpisë, pronë e të dyshuarit mashkull shqiptar ku janë gjetur dhe konfiskuar substanca narkotike njoftoj policia e Kosovës.
Sipas policisë gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar: substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 2 gramë, 5 fara të bimës Kanabis Sativa, një mulli për bluarje të marihuanës si dhe një shishe me tableta Tramadol 50 mg.
I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./rajonipress/