Eko Higjiena

Në Gjilan arrestohet për vjedhje të veturës, në Livoq aksidentohet vetura e policisë

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Në rrugën e Gjinollve në Gjilan ka ndodhur një vjedhje e veturës më 25 mars 2013 kurse më 20 prill lidhur me rastin policia ka arrestuar të dyshuarin mashkull shqiptar nën dyshimin se i njëjti ka kryer vjedhjen e një veture pronë e viktimës mashkull shqiptar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje njoftoj Policia e Kosovës.

Mobi Casa

Ndërkaq në fshatin Livoq i Ulët të Gjilanit është raportuar për një aksident trafiku në mes të dy automjeteve njëra nga to automjet zyrtar i policisë së Kosovës. Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale në të dy automjetet./rajonipress/