HW

Në Gjilan, arrestohet i dyshuari për gjuajtje me armë zjarri në aheng familjar

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 21.07.2025 përmes rrugëve operative ka pranuar informacion se me datë 20.07.2025 ka pas të shtëna me armë zjarri në një lagje të qytetit të Gjilanit. Njësitet policore kanë arritur që të lokalizojnë vendin e ngjarjes ku kanë takuar të dyshuarin Ç.S. (viti i lindjes 2001, mashkull kosovar) i cilët dyshohet se gjatë një ahengu familjar (dasmë) ka shtënë me armë zjarri.

Nga i dyshuari në këtë rast janë konfiskuar një (1) armë pistoletë e llojit ZORKI e kalibrit 9mm dhe një karikator i zbrazët. I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacionin Policor Gjilan ku është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Me urdhër të Prokurorit të Shteti rasti cilësohet “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” .

Eco Higjiena

Me këtë rast Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan me që jemi në sezonin kur jemi të bashkuar për të ndarë kohë të mirë dhe gëzime familjare, u bënë apel të gjithë qytetarëve për mos përdorim të armëve gjatë këtyre evenimenteve.

Në të shkuarën ka pasur raste kur përdorimi i armëve në këso raste ka sjellë pasoja tragjike.

Ne duhet të marrim përgjegjësinë tonë për të mbajtur një mjedis të sigurt dhe paqësor për të gjithë, andaj “Festoni me zemër, jo me armë”, njoftoi policia e Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.