Në Gjilan arrestime për vjedhje, në Kamenicë gjendet municion

Gjilan – Në rrugën e “NATO 99”, në Gjilan janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptarë, pasi që janë zënë në flagrancë duke vjedhur një tub mbështjellës me najlon i cili përdoret për sera njoftoj policia e Kosovës.
Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje.
Kurse në fshatin Hodonovc të Kamenicës ankuesi mashkull shqiptar raporton se derisa ka qenë duke i shkarkuar disa gypa në oborrin e tij ka vërejtur se brenda në gypa kishin qenë 52 fishekë të llojeve të ndryshme.
Njësiti për deminim i FSK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes të cilët kanë tërhequr municionin e gjetur. Nuk raportohet për ndonjë incident./rajonipress/