Mobi Casa

Në Gjilan aksidentohen dy vetura, në Kamenicë sulmohet një zyrtar policor

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në Gjilan më 1 janar përballë emergjencës së spitalit ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku. Policia e Kosovës njofton se i dyshuari mashkull shqiptar duke mos iu përshtatur kushteve të trafikut dhe shpejtësisë së lëvizjes shkakton aksident trafiku duke i goditur dy vetura tjera civile ku shkaktohen dëme të mëdha materiale, me ç`rast pëson edhe lëndime të rënda trupore i cili është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm.

Kurse në fshatin Berivojc të Kamenicës raportohet se janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptar pasi që të njëjtit nën ndikim të alkoolit në një kafiteri kanë shkaktuar probleme. Njëri nga të dyshuarit ka sulmuar edhe një zyrtar policor. Në konsultim me Prokurorin të njëjtit janë dërguar në mbajtje .

Uji Dea

Në fshatin Koretin të Kamenicës ndërkaq raportohet se gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit mashkull shqiptar është gjetur dhe konfiskuar një fishek . Në konsultim me Prokurorin është kontrolluat shtëpia e të njëjtit me ç`rast janë gjetur dhe konfiskuar: Një revole VZOR 70 Cal.7.65 mm, një revole special (laps kimik ) dhe një karikatorë pa fishek. Pas intervistimit i dyshuari është liruar./rajonipress/