Hidromorava

Në Gjermani vlerësohet lartë Shaqiri

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Xherdan Shaqiri defitivisht ka ardhur në Mynih. Në ndeshjen për vendin e 3-të në Ligën “Total Cup”, Shaqiri ka treguar lojën më të mirë në fanellën e Bayernit.

Golin kundër HSV e ka shënuar Ribery pas një pasimi të mrekullueshme nga Xherdan Shaiqiri..

Gazeta gjermane “Bild” shkruan se deri në ndeshjen kundër “HSV”, futbollisti më i ri i Bayernit, Xherdan Shaqiri ishte i panjohur.

Pothuajse të gjitha sulmet në portën e “HSV” ishin të Xherdan Shaqirit. Përfaqësuesi i kombëtares zvicerane po i bën të guximshëm bavarezët, transmeton Blick.

Mobi Casa

Edhe trajneri i Bayernit, Jupp Heynckes gjen fjalë të mira për Shaqirin.

“Shaqiri është një talent i madh, një lojtar shumë inteligjent. Ai ka aftësitë që duhet për të luajtur në pozicione të ndryshme “, thotë Heynckes. Pak më largë shkon Lothar Matthäus. Ai thotë se Shaqiri është dikush si Messi.

Presioni mbi 20-vjeçarin nuk është i vogël me deklarata të tilla.

“Është mirë për t’i dëgjuar. Por së pari kam nevojë për të punuar shumë në një klub si Bayerni” theksoi Shaqiri.