FITORJA

Në Gjenevë, mes heshtjeje dhe lotësh, iu dha lamtumira e fundit të riut Astrit Abdullahi

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Në varrezat Saint Georges të Gjenevës, familjarë, shokë dhe miq i dhanë lamtumirën, mes lotësh dhe dhembjeje të papërshkrueshme, të riut Astrit Abdullahi.

Prindërit e tij Enveri dhe Zahidja të përndjekur nga pushteti i atëhershëm i Jugosllavisë, komuniste u detyruan të migrojnë në Gjenevë të Zvicrës, në fillim të viteve 1980.

Ata krahas përpjekjeve për t’u integruar sa më shpejt në shoqërinë zvicerane punuan pandërprerë për çlirimin dhe mëvetësinë e Kosovës nga zgjedha serbe.

Si Enveri ashtu edhe Zahidja ishin cilësuar nga regjimi komunist i asaj kohe si armiq të përbetuar të Jugosllavisë. Deri në çlirimin definitiv të Kosovës, ata ishin të privuar nga e drejta për ta vizituar Atdheun e tyre.

Nga ky dënim absurd dhe çnjerëzor u goditën edhe dy fëmijët e tyre të lindur në Gjenevë, Albani dhe Astriti.

Enveri dhe Zahidja, jo vetëm në Gjenevë por kudo në vendet e Perëndimit, njihen si çift që mori pjesë në të gjitha demonstratat dhe manifestimet në mbështetje të çështjes shqiptare.

FIDANISHTJA

Madje, Zahidja u doli në ndihmë të gjithë mërgimtarëve tanë që ende nuk kishin arritur nivelin e nevojshëm të komunikimit në gjuhën frënge.

Në arkivat e shoqatave dhe klubeve shqiptare në Gjenevë dhe qytete të tjera të Zvicrës, kudo figuron emri i tyre, i lidhur me kontributet e dhëna jo vetëm për Kosovën, por për të gjitha trojet shqiptare nën pushtimin serbo-sllav.

Dashurinë për vendlindjen dhe të afërmit e tyre e kultivuan edhe tek të dy djemtë e tyre Albani dhe Astriti.

Të gjithë të pranishmit në ceremoninë e varrimit, përveç shtrëngimit të duarve në shenjë ngushëllimi, nuk mundën të nxirrnin nga gojët e tyre asnjë fjalë, ngaqë lotët dhe dhembja i kishin pllakosur thellë.

Astritit, të gjithë i kemi borxh lutjet që shpirti i tij të prehet në paqe, sepse padrejtësisht regjimi gjakatar i Serbisë ia mohoi atij dhe të vëllait, Albanit, të drejtën për t’i shijuar bukurit e vendlindjes, vetëm pse prindërit e tyre, Enveri dhe Zahidja, luftuan me ngulm për shkëputjen e Kosovës nga Serbia./arif ejupi/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.