Në gjashtë qytete u kërkua “Ndalimi hajnisë”

Sot, në të gjitha qytetet e Kosovës është zhvilluar protesta e Grupit të Qytetarëve te Organizuar kundër parregullsive, mashtrimeve dhe hajnive që kanë ndodhur me faturat në KEK. Protestuesit me moton “Ndale hajninë zhvilloje shtetin” kanë kërkuar përgjegjësi institucionale për hajninë në vend.
Në Prishtinë, për dallim të herëve tjera numri i protestuesve ishte më i vogël.Protesta ka filluar nga KEK dhe ka vazhduar për gjatë sheshit, për tu ndalur para qeverisë.
Protestuesve u është drejtuar Sebë Bytyqi nga Instituti IPOl Ai ka thënë se kjo qeveri po e vjedh xhepin e qytetarëve dhe e ka shuar shpresën për të jetuar në Kosovë.
Ai ka kërkuar përgjegjësi nga institucionet për hajninë që po i behet shtetit.
“Pas luftës kemi pas shpresa që do te zhvillohet shume ky shtet, por këta po e rëndojnë këtë shtet, e kanë rënduar xhepin tonë duke sjell çmime të Energjisë elektrike të Zvicrës, kjo është e papranueshme”, ka thënë Bytyqi para protestuesve.
Protesta ka përfunduar e qetë ndërsa organizatoret kanë paralajmëruar protesta tjera deri sa të plotësohen të gjitha kërkesat.
Protesta më të njëjtin qëllim janë zhvilluar edhe në 5 qytete: PRIZREN: Te Shadërvani, PEJË: Qendra e qytetit, FERIZAJ: Sheshi i qytetit, GJAKOVË: Marsh Parku i Qytetit-Kuvendi Komunal, MITROVICË: Sheshi Mehë Uka, para shtëpisë së mallrave. /Indeksonline/