RCCOLA

Në garë për femrat

/ 5 minuta lexim

Lufta mes Barack Obamës dhe Mitt Romneyt tani po zhvillohet për zemrat e votueseve. Ngase në mesin e femrave, pjesëmarrja në zgjedhje është më e madhe. Ky fakt me gjasë do ti ndihmojë më shumë presidentit aktual, se sa rivalit të tij republikan.

Ndoshta dallimi vendimtar mes dy meshkujve, të cilët dëshirojnë të jenë presidentë të SHBA-së gjatë katër viteve të ardhshme, është ky: Barack Obama po tenton të joshë femrat e martuara, ndërsa Mitt Romney ato të pamartuara.

Femrat në zgjedhjet presidenciale, të cilat në SHBA zhvillohen në nëntor, mund të vendosin garën. Përqindja e tyre në radhët e popullatës është më e lartë, ato votojnë në numër më të madh dhe tendenca tradicionale që ato të votojnë për demokratët aktualisht po shënon rënie. Në mesin e femrave të martuara, epërsia e Romneyt është 55 me 40 për qind dhe është ky grupi i votuesve, të cilin synon ta joshë presidenti aktual.

Në mesin e femrave të pamartuara, Obama kryeson ndaj Romneyt me 57 me 32 për qind dhe është kjo arsyeja se pse kandidati republikan nga ana e tij duhet të joshë këtë grup të votuesve. Ngase është një fakt i pamohueshëm në SHBA: kandidati, i cili fiton zemrat e femrave, hyn në fund në Shtëpinë e Bardhë.

Përpjekjet për të joshur votueset ishin karakteristika kryesore e konventës si të demokratëve, ashtu edhe të asaj të republikanëve.

Zonja potenciale e Parë e SHBA-së, Ann Romney dhe Zonja aktuale e Parë, Michelle Obama, me fjalimet e tyre formalisht ju drejtuan pjesëmarrësve dhe delegatëve në Konventa, por në të vërtetë ato kishin parasysh shikuesit para ekraneve televizive. Para se gjithash në Konventën e demokratëve dominuan folëset femra.

Natyrisht, edhe dy kandidatët presidencial po japin kontributin e tyre gjatë fushatës. Romney javën e kaluar citoi në Tampa nënën e tij, e cila me “zërin e saj të mrekullueshëm” kishte thënë:”Pse zëri i femrave duhet të dëgjohet më pak se sa i meshkujve, kur duhet të merren vendime të mëdha dhe të rëndësishme për vendin?”

Barack Obama, gjatë fjalimit të tij në Charlotte, deklaroi:”Ne besojmë se vajza e vogël, të cilin mësuesi i mirë apo bursa për kolegj ja hapin rrugën për të dal nga varfëria, mund të bëhet Steve Jobsi i radhës apo shkencëtari, i cili do të shëroi kancerin apo presidenti i radhës i SHBA-së”.

KKVITI

Në shikim të parë, duket se femrat janë votuese të sigurta të demokratëve. Presidentët republikanë, Ronald Reagan dhe George H.W Bush, ishin të fundit që morën më shumë vota nga femrat, se sa rivalët e tyre republikanë Jimmy Carter, Walter Mondale dhe Michael Dukakis.

Më pas, Bill Clinton, Al Gore, John Kerry dhe Obama morën shumë më tepër vota të femrave, se sa rivalët e tyre republikanë. Para 12 viteve, George W. Bush ishte presidenti i fundit që fitoi zgjedhjet, përkundër faktit se mori më pak vota nga femrat.

Por epërsia e demokratëve në mesin e femrave mund të tkurret aq shumë, sa që mbështetja e meshkujve për Romneyn mund ti sigurojë fitoren republikanëve. Ngase trend ka filluar të luhatet dhe boshllëku mes gjinive të zvogëlohet. “Në zgjedhjet e mes-mandatit, në vitin 2010, është shtuar sërish numri i votave të femrave për republikanët”, thotë ekspertja Celinda Lake.

Me 49 për qind të votave të femrave për republikanët dhe 48 për qind për demokratët, rezultati ishte pothuajse i barabartë në zgjedhjet e mes-mandatit për Kongres.

Dy vite më parë, në zgjedhjet presidenciale, 56 për qind të femrave kishin votuar për Obamën. Vetëm 43 për qind prej tyre votuan për rivalin e tij republikan, John McCain. Kjo dyndje e femrave kah tabori i republikanëve në shikim të parë befason, pasi që republikanët kundërshtojnë të drejtën e abortit. Megjithatë, anketat dëshmojnë se temat më të rëndësishme për votueset janë ekonomia dhe vendet e punës.

Shumë prej tyre brengosen për vendet e punës apo i kanë humbur tashmë ato. Aktualisht, niveli i papunësisë në SHBA në nivel kombëtar është 8.2 për qind, por ky nivel është më i lartë në mesin e femrave, se sa në atë të meshkujve.

Përderisa meshkujt vendosin shumë herët për atë se për kë do të votojnë, femrat këtë vendim e marrin shumë vonë. Me 51 për qind, femrat përbëjnë popullatën shumicë në SHBA. Për dallim nga vitet e 60-ta, kur në zgjedhje votonin kryesisht vetëm meshkujt, në vitin 2008 pjesëmarrja e femrave në zgjedhje ishte 66 për qind, ndërsa e meshkujve 62 për qind. Kjo do të thotë se kishte 10 milionë më shumë votuese se votues. Fushata në SHBA po vazhdon. Në SHBA tani po zhvillohet një betejë për femrat, e jo një luftë kundër femrave.