Në fshatin Petrit të Kamenicës kapet drogë e armatim i shumtë

Gjilan – Në fshatin Petrit të Kamenicës policia ka kontrolluar lokalin e të dyshuarit Sadat Sherifi tek i cili janë gjetur substanca narkotike, dhe armatim i shumtë. I dyshuari nuk është kapur ende nga policia.
Drejtoria e Hetimit të Trafikimit me Narkotikë – Gjilan pas grumbullimit të informatave nga tereni se një i dyshuar posedon substanca narkotike të llojit Marihuanë dhe pas lejes me shkrim për bastisje nga institucioni përgjegjës njësiti DHTN – Gjilan ka bërë bastisjen e lokalit të dyshuarit Sadat (SH) Sherifi , dhe gjatë kontrollimit të lokalit ka gjetur : 11 paketime të ndara me peshë të përgjithshme 1720.7 gram (1 kg. e 720.7 gr.) , substanca narkotike të llojit Marihuanë , 1 (një) peshore Elektronike 30 kg, 3) , 1 (një) telefon celular Nokia, 1 (një) zinxhir i argjendit , 1 (një) revole me gaz ME 9 , kalibri 9 mm prodhim gjerman dhe 1 karikator me 4 (katër fishek), 1 (një) revole EPS kalibri 6.35 mm , me një karikator dhe 21 fishek te kalibrit 6.35 mm7) , 5 (pese) fishekë të kalibrit 7. 62X39 mm 8) , 4 (katër) fishekë të kalibrit 7.09X57 mm , 1 (një) fishek të kalibrit 9X19 mm .
Sipas policisë së Gjilanit gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit në fshatin Petrit komuna e Kamenicës janë gjetur dhe konfiskuar këto dëshmi: (Një) revole EKOL SPECIAL 99 me gaz me një karikator , 1 (një)revole EKOL SPECIAL 99 me gaz , 23(njëzet e tre) fishek me gaz kalibri 9 mm , 42(katër dhjet e dy) fishek kalibri 7.9 X57 mm ,1(Një)fishek i kalibrit 45 mm , 8(tetë) copë pjesë rezervë të revolverit .
Substanca narkotike dhe dëshmitë tjera të dyshuara janë sekuestruar nga Krim Teknika Rajonale – Gjilan. Dëshmitarët janë intervistuar në zyrën e DHTN-së në Gjilan ndërsa i dyshuari është në arrati dhe nuk kemi mundur ta kontaktojmë .
Rasti mbetet nën hetime njoftoj policia e Gjilanit. /rajonipress/