UBT

Në fshatin Koretin përurohet rruga “ Rafet Isufi “

/ 2 minuta lexim

Gjilan -Me një ceremoni madhështore , banorët e Lagjes së Epërme të fshatit Koretin, inauguruan kryerjen e asfaltimit të rrugës së kësaj lagjeje, ku mori pjesë edhe Kryetari i komunës Shaip Surdulli.

Kryetari i komunës së Kamenicës Shaip Surdulli duke falënderuar qytetarët e kësaj lagjeje dhe tërë fshatit me rastin e inaugurimit të kësaj rruge ka thënë se me asfaltimin e këtyre rrugëve ka ndryshuar gjendja dhe pamja e fshatit si dhe kushtet e jetesës në këtë pjesë të fshatit.

Surdulli ka thënë se projektet për ndërtimin e infrastrukturës në këtë fshat, në komunë dhe në të gjitha fshatrat tjera janë të gatshme vetëm presim sigurimet financiare dhe realizimi i atyre projekteve do të vazhdoj në të ardhmen.

Rexhep Klaiqi ,në emër të organizatorit të fshatit Koretin ka falënderuar të gjithë ata që iniciuan dhe kontribuuan për asfaltimin e kësaj rruge, e posaçërisht e falënderoj Kryetarin e komunës Shaip Surdullin, i cili u angazhua maksimalisht me kontribut të jashtëzakonshëm që nga fillimi i punës e gjerë në përfundimin e saj.

Fundamenti

Ishin tejet emocionuese fjalët e Satbere Isufit-vajzës së dëshmorit Rafet Isufi emrin e të cilit e mbanë kjo rrugë. Ajo tha se unë dhe familja ime jemi tejet falënderues ndaj fshatarëve që e emërtuan këtë rrugë me emrin e babait tim. “Ne, si familje, krenohemi me jetën dhe veprën e babait tonë” tha ajo.

Megjithatë, me participim të qytetarëve pos asfaltimit të disa rrugëve në lagjen e epërme të fshatit Koretin që përfunduan, po ashtu edhe një rrugë është asfaltuar në fshatin Hodonovc, si dhe janë duke u asfaltuar edhe disa rrugë në fshatin Petrovc.

Punimet e asfaltimit të këtyre rrugëve i kryen Kompania “ Zuka Komerc” nga Gjilani, kurse vlera e tërë projektit është 206, 942. 50 €./rajonipress/