Eko Higjiena

Në fshatin Karaçevë e Epërme ekzistojnë gjurmë ilire

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Nga Fehmi Kastrati – Në fshatin Karaçevë e Epërme të Kamenicës, fshihet një e vërtetë ILIRE!. Në regjionin e Gjilanit, janë disa lokalitete që ende vazhdojnë të qëndrojnë të paprekura nga dora hulumtuese, edhe pse mendohet që të njëjtat të ngërthejnë në vete fakte të rëndësishme që do ta pasurojnë historinë e popullatës shqiptare.

Një prej shumë lokaliteteve për të cilat besohet se ekzistojnë gjurmë ilire, është edhe fshati Karaçevë e Epërme – komuna e Kamenicës, ku ky fshat është një ndër lokalitetet më të vjetra të komunës Kamenicës.

Historia flet se me ardhjen e osmanëve në Ballkan dhe Kosovë, në shekullin e –XIV- të, ata e kishin regjistruar edhe këtë vendbanim me 22 shtëpi.

UBT

Karakteristikë e këtij fshati është se në këtë fshat, edhe sot gjenden disa mure prej guri, ku sipas të moshuarve të këtij vendbanimi, aty ka ekzistuar kisha ILIRE, që opinioni sot ka pak njohuri.

Në një të ardhme jo të largët, presim me padurim një interesim më të madh të institucioneve shtetërore të R. Kosovës, sepse hulumtimet arkeologjike në këtë lokalitet do të çojnë në argumente të padiskutueshme të prejardhjes Ilire të kësaj kishe, gjegjësisht një vazhdimësisë iliro-shqiptare të kësaj treve..

Presim që arkeologjia të e jep fjalën e fundit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.