Në fshatin Bresalc aksidentohen dy vetura, lëndohen 6 veta

Gjilan – Në fshatin Bresalc të Gjilanit raportohet për një aksident trafiku në mes të dy veturave civile ku si pasojë lëndime trupore kanë marr pesë (5) meshkuj dhe një (1) femër shqiptar-e , njofton policia e Kosovës.
Sipas policisë të njëjtit pas marrjes së ndihmës së parë janë liruar, përveç një femre e cila është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor./rajonipress/