RCCOLA

Në Durrës gjenden 92 varre antike

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Prishtinë – Më shumë se 90 varre janë zbuluar deri tash në lagjen 8 në Durrës, në një hapësirë që u zbulua rastësisht deri sa po çeleshin themelet për ndërtimin e një godine të re.

Ekipi i arkeologëve që po gërmon në këtë pjesë të qytetit bregdetar ka njoftuar se janë gjetur 92 varre të periudhës helenistike, por jo vetëm kaq. Gërmimet, siç njoftojnë mediet shqiptare, kanë nxjerrë në pah edhe dhjetëra gjetje të reja që shtojnë vlerën e pasurisë arkeologjike të qytetit antik.

Grupi prej gjashtë arkeologësh shqiptarë kanë zbuluar 14 vazo guri gëlqeror të periudhës helenistike dhe 15 vazo romake ku mblidhej hiri. Po ashtu janë gjetur nga shekulli i 2-të i erës së re 4 varre me mure tullash si edhe 15 të mbuluara me tjegulla në formë çatie.

ARKATANA

Mbikëqyrësi i zbulimeve arkeologjikë, Surja Lela, ka thënë se nga kërkimet e deritanishme janë gjetur eshtra skeletorë, të vendosur në drejtimin lindje-perëndim që datojnë nga shekulli i dytë para erës sonë e deri në shekullin e katërt të erës sonë. Këto eshtra besohet se i takojnë periudhës prej shekullit të dytë para erës sonë e deri në atë të antikitetit tonë të shekullit të katërt.

Pas zbulimit të plotë të varreve nga arkeologët do të bëhet inventarizimi dhe dokumentimi i plotë i objekteve, për t’i kaluar më pas antropologëve, të cilët do të nisin studimet përkatëse. Ndërsa një pjesë e objekteve të ekspozueshme do t’i shkojnë Muzeut të qytetit, në mënyrë që të mund të vizitohen nga personat e interesuar.