Mobi Casa

Në Durrës filloi konferenca “Integrimet evropiane dhe roli i diasporës”

/ 2 minuta lexim

Durrës – Në qytetin bregdetar shqiptar, në Durrës, filloi konferenca “Integrimet evropiane dhe roli i diasporës”, organizuar nga Akademia Diplomatike Shqiptare, Instituti për Studime Evropiane i Universitetit të Tiranës, Ministria e Diasporës e Kosovës dhe nga Komuna e Çairit.

Me këtë rast, ministri i Diasporës në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Ibrahim Makolli, tha se strategjitë për shfrytëzimin e potencialit të trurit në diasporë duhet të shërbejnë si bazament për ndërtimin e rrjeteve të fuqishme diplomatike me qendrat vendosëse, si në aspektin politik, ashtu edhe në atë ekonomik.

“Kombi shqiptar, i ndarë në disa shtete në Ballkan, u përket popujve që kanë diasporë të madhe. Për arsye të ndryshme, shqiptarët kanë migruar në vende të ndryshme të Evropës, ku kanë jetuar dhe kanë vepruar, por, njëkohësisht, i kanë marrë përvojat e atyre vendeve.

Fidanishtja

Kjo nënkupton afrimin e mentalitetit shqiptar dhe integrimin i tij në mentalitetin evropian, njohjen e vlerave evropiane në kuadrin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës, si dhe adoptimin dhe aplikimin e tyre në shoqërinë shqiptare.

Këto vende ua mundësuan shqiptarëve që të integrohen në shoqërinë e tyre, të profesionalizohen në shumë fusha, të marrin përvoja nga më të ndryshmet, përvoja këto që, sot, është shumë e rëndësishme të barten në vendin tonë”, theksoi më tutje ministri Makolli.

Ai, gjithashtu, u shpreh se roli i mërgatës është shumë i rëndësishëm për perspektivat tona që na shpijnë drejt vendeve të Evropës.