Në Drobesh të Vitisë fillojnë punimet në vendosjen e ndriçimit publik

/ 1 minutë lexim

Viti – Të martën me financimin e Komunës së Vitisë, në fshatin Drobesh të Epërm kanë filluar punimet në vendosjen e ndriçimit publik të këtij fshati.

Me këtë rast zv. Kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Naim Pira kanë qenë të pranishëm në fillim e punimeve, ku edhe u pritën nga disa banorë të këtij lokaliteti.

UBT

Banorët theksuan se ky projekt është i rëndësishëm për sigurinë e tyre. Përndryshe gjatë viteve të shkuara komuna e Vitisë, ka punuar në shumë lokalitete në vendosjen e ndriçimeve publike, kryesisht në rrugët kryesore./rajonipress/