RCCOLA

Në Domarovc të Ranillugut kapen armë e fishekë

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Kamenicë – Njësia e hetimeve të stacionit Policor në Kamenicë pas grumbullimit të informatave shtesë në lidhje me rastin “Armëmbajtje pa leje” është kontrolluar shtëpia dhe objektet përcjellëse të dyshuarit serb M.S. i lindur 1964 në fshatin Domarovc, Komuna e Ranillugut dhe me urdhër të prokurorit për krime të rënda dhe me pëlqimin e të dyshuarit është gjetur arma e llojit “Tomson”, me tre karikatorë, një çantë e municionit dhe një rrip i armës dhe 428 copë fishek njoftoj policia e Gjilanit.

Eco Higjiena

Sipas policisë në lidhje me rastin janë duke u zhvilluar hetime të mëtutjeshme ku janë duke u intervistuar dëshmitarët. Gjithashtu edhe shtëpia e të dyshuarit të dytë R.B. i lindur 1976 është kontrolluar derisa hetimet vazhdojnë./rajonipress/