UBT

Në Dobërqan e Kabash kapet mall i kontrabanduar

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Në dy raste të ndara në Dobërqan të Gjilanit dhe në Kabash të Vitisë policia kufitare ka kapur mall të kontrabanduar.

Policia kufitare në mes të fshatit Dobërqan e Stublinë të Gjilanit ka arrestuar të dyshuarin mashkull shqiptar shtetas i Serbisë pasi që gjatë kontrollit në automjetin e tij Golf II kishte të ngarkuar mallra të ndryshme pa dokumentacion përkatës. Me urdhër të Prokurorit malli është konfiskuar ndërsa ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje. Gjatë transportit i dyshuari, ka ikur, dhe për të njëjtin janë lajmëruar Njësitet Regjionale përkatëse policore.

Uji Dea

Kurse në fshatin Kabash të Vitisë njësiti policor patrullues ka ndaluar dy të dyshuar meshkuj shqiptar ku gjatë kontrollit në automjetin Suzuki, me të cilin ishin duke qarkulluar kishte të ngarkuar 119 pako duhan të përpunuar dhe 150 kg duhan i përpunuar në vlerë prej 1.940 euro pa dokumentacion përkatës. Me urdhër të Prokurorit malli dhe vetura janë konfiskuar ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/