UBT

Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së shtypit, Vitia përkujton gazetarin e rënë, Kerem Lawton

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Viti – Një delegacion i komunës së Vitisë, në krye me kryetarin, Sokol Haliti dhe përfaqësues të Klubit të Gazetarëve “Kerem Lawton” nga Vitia, në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, kanë bërë sot homazhe në kompleksin e gazetarit britanik Kerem Lawton në Viti.

Përndryshe ish gazetari Associtet Press, Kerem Lawton u flijua për lirinë e shtypit gjatë raportimit të tij mbi konfliktin e luftës në Maqedoni, dhe atë me 29 mars të vitit 2001, në fshatin Krivenik të Hanit të Elezit, konkretisht në zonën kufitare Kosovë-Maqedoni.

Mobi Casa

Kurse Kryetari Haliti ndër tjerash tha se komuna e Vitisë, e çmon lartë punën e Klubit të Gazetarëve në Viti, duke potencuar se kjo komunë do të vazhdoj të bashkëpunoj me këtë klub i cili për vite me radhë po merret me aktivitete për shënimin e kësaj dite të rëndësishme për lirinë e shtypit./rajonipress/