FITORJA

Në ditën e poezisë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Poezi nga Nijazi Kastrati

(Të gjithë miqve ua uroj
Ditën e Pranverës dhe të Poezisë)

Si vullkan shpërthen sot kjo ndjenja ime
Të radhis fjalët, në rend t’i vargoj,
Urimet më të mira për Ditën e Poezisë
Të gjithëve miqve t’mi sot t’ua dërgoj.

E kjo poezi, melhem për shpirtin tim
Me pranverën së bashku trokitën në derë,
Njëherë hezitova, ndjeva një shqetësim
Kur e hapa derën , vërshoi aromë pranverë.

Uji Dea

Dyjat s’bashku erdhën, në degë molle rrinë
Unë me shpirt të qetë dyja i shiqoj,
Njëra është poezi e tjetra kanarinë
Më japin inspirim fjalët në varg t’rendoj.

Dhe kjo poezia s’rri aspak e qetë
Herë zbret poshtë në tokë e here fluturon n’degë,
Nganjëherë më jep vërejtje po dhe më lavdëron
Shkruaj më thotë më mirë, për çka po nxiton?

21.03.2019

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.