GRANDEMALL

Në ditën e çlirimit, inaugurohet shetitorja e re Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Pikërisht në ditën e çlirimit, është inauguruar shetitorja e re e Gjilanit mbi lumin Mirusha.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, në ceremoninë e inaugurimit, tha se ky është një rikthim i memories për gjilanasit.

“Ky është njëri nga projektet që kemi dashur ta kthejmë në gëzim të çlirimit, për shkak se ky ka qenë problem më i madh që e ka përcjellë Gjilanin tash e 50 vjet. Rikthimi në rrugë dhe në çarshi të vjetër të Gjilanit, është rikthim i memories për gjilanasit. Në këtë shesh, jo vetëm që do të shëtisin njerëzit, por do të zhvillohet edhe ekonomia e vogël dhe zejet”, thënë Haziri.

Ai konfirmoi se ky projekt do të vazhdohet deri në përfundimin e shtratit të lumit Mirusha në një gjatësi prej 3 kilometrash.

Uji Dea

“Do të vazhdojmë çarshinë ta zgjerojmë në drejtim të Deremahallës dhe në drejtim të lagjes Dardania, që përfshin ndërtimin e komplet shtratit të lumit në më shumë se 3 kilometra ecje. Tretmani i ujërave të zeza merr zgjidhje përfundimtare në fund të vitit të ardhshëm me ndërtimin e impiantit të ri, ku përfshihet trajtimi i ujërave të zeza prej Grykës së Karadakut, fshatrat e rrafshit të Gjilanit, fshatrat që lidhen me Novobërdën dhe të gjitha ujërat e zeza dhe të shiut që do përfundojnë në një fabrikë përpunimi. Morava do të përkthehet në lum të pastër për Uglarin, Malishevën dhe Pogragjën”, shtoi Haziri.

Haziri tha se Komuna e Gjilanit është në proces të realizimit të 37 projekteve infrastrukturore me buxhetin vetanak, në bashkëpunim me buxhetin e qeverisë dhe me donatorët e huaj.

Në fund, i pari i Gjilanit u ka kërkuar falje qytetarëve që ky projekt është realizuar me një vonesë 20-vjeçare që nga paslufta. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.