GRANDEMALL

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, në Viti u përkujtua gazetari Kerem Lewton

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, gazetarë, përfaqësues nga shoqëria civile, dhe udhëheqës të komunës së Vitisë, kanë përkujtuar gazetarin e vrarë anglez Kerem Lewton.

Me këtë rast, në kompleksin përkujtimore të gazetarit Lewton që është ndërtuar në këtë qytet në nderim të kontributit të tij, të pranishmit vendosën buçet lulesh dhe nderuan jetën dhe veprën e gazetarit anglezi cili u flijua për lirinë e shtypit.

Në fjalën e tij, Shyqeri Halabaku, kryetari i Klubit të Gazetarëve “Kerim Lewton” në Viti, ka vlerësuar lartë veprën e gazetarit anglez dhe punën profesionale të tij, me qëllim të informimit të drejt rreth ngjarjeve nëpër botë, respektivisht ngjarjeve të luftës në Maqedoni kur edhe e gjeti vdekja shumë vite më parë.

Mobi Casa

“Duhet punuar në drejtim të krijimit të një shoqërie ku respektohet puna e gazetarit dhe se liria e medieve është njëra ndër vlerat me të rëndësishme të demokracisë, vepra e gazetarit të njohur Lewton na frymëzon të gjithëve për një shoqëri të lirë dhe të hapur “, u shpreh Halabaku.

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, konsideratë shprehu edhe kryetari Sokol Haliti, i cili i ftoi mediat për raportim të drejtë e të paanshëm, dhe në mbrojtje të demokracisë.

Kerem Lewton u vra në fshatin Pustenik më 29 mars të viti 2001, gjatë raportimit mbi konfliktin e luftës në Maqedoni./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.