FIDANISHTJA

Në Ditën Botërore të Fëmijëve, Lutfi Haziri i dorëzon detyrën e kryetarit për 24 orë Festinë Destanit

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dorëzuar sot pozitën e kryetarit Festinë Destanit, e cila do ta ushtrojë detyrën për 24 orë, së bashku me stafin e zgjedhur të saj, që të gjithë fëmijë, si simbolikë e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve.

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, tha se viti 2021 i kushtohet personave me nevoja të veçanta dhe në këtë ditë është zgjedhur që një fëmijë i kësaj kategorie që ta ushtrojë detyrën e kryetarit.

“Ne sot po e shënojmë një ngjarje të zakonshme në Gjilan e cila tashmë është traditë e punës në zyrën time, pasi në vitin 2001 ia pata dorëzuar detyrën Egzon Bajramit. Viti 2021 në Gjilan i kushtohet personave me nevoja të veçanta dhe sot është zgjedhur një fëmijë i kësaj kategorie që ta ushtrojë detyrën e kryetarit, e ndihmuar nga stafi që janë nga të gjitha komunitetet pakicë. Gjilani është shembulli më i mirë i respektimit të të drejtave të fëmijëve dhe të drejtave të komuniteteve. I uroj punë të mbarë kryetares së Gjilanit, Festinë Destani, dhe stafit të saj”, ka thënë Haziri.

Përbërja e fëmijëve që u bënë me ‘pozita’ udhëheqëse sot është kjo:

Mobi Casa

Festinë Destani – kryetare e Komunës së Gjilanit
Shpëtim Syla – nënkryetar
Anxhelina Ramadani – nënkryetare për komunitete (komuniteti rom)
Mateja Stanojkovic – shef i kabinetit (komuniteti serb)
Bunela Sllamniku – asistente (komuniteti turk)

Kryetarja në detyrë, Festinë Destani dhe stafi i saj, pas pranimit të detyrave, gjatë ditës do të mbjellin fidane para objektit të Kuvendit Komunal, do ta vizitojnë Stacionin Policor, KFOR’in turk e Muzeun Etnografik.

Praktika e ‘dorëzimit’ të pushtetit tek fëmijët në Gjilan, ka filluar pas luftës, përkatësisht në vitin 2001, si ide e komandantit të paqeruajtëseve amerikanë, e cila ishte përkrahur nga kryetari Lutfi Haziri.

Haziri, atëbotë, ia kishte dorëzuar pozitën e kryetarit të Gjilanit Egzon Bajramit, i cili ishte dhjetë vjeç./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.