UBT

Në dhjetor eksporti mbuloi importin me vetëm 12.5%

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin dhjetor 2025 sipas të cilave eksporti në muajin e kaluar e mbuloi importin me vetëm 12,5 %.

Sipas ASK-së të dhënat nga tregtia e jashtme e mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar prej -0,7 % në muajin dhjetor 2025, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2024.

Në dhjetorin e kaluar vlera e deficitit ishte 557,4 milionë euro, kurse në dhjetorin e vitit 2024 deficiti kishte vlerë prej 561,5 milionë eurosh. Sipas ASK-së eksporti i mallrave në muajin dhjetor 2025 kishte vlerën 79,4 milionë euro, ndërsa importi 636,9 milionë euro, që sipas ASK-së është një rritje prej 14,1 % për eksport, si dhe një rritje prej 0,9 % për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024.

“Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 18,1 % e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 15,1 % e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 14,4 % e përbëjnë produktet minerale; 10,7 % e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 9,2 % e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 6,9 % e tekstil dhe artikuj tekstili; etj”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore të importit: 13,6 % e përbëjnë mjetet e transportit; 13,3 % e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 12,9 % e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 12,3 % e përbëjnë produktet minerale; 8,9 % e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; etj.

HW

ASK-ja ka paraqitur edhe vlerën e eksporteve dhe importeve të Kosovës me vendet e BE-së. “Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 23,5 milionë euro, ose rreth 29,5 % e eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej 0,81 %. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (9,6 %), Italia (2,5 %), Holanda (1,9 %), etj. Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 283,2 milionë euro, ose 44,5 % e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 5,0 %.

Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania (16,4 %), Italia (4,7 %), Polonia (4,0 %), etj”, thuhet në njoftim.Gjithashtu janë paraqitur edhe vlerat e eksporteve dhe importeve të Kosovës me vendet e CEFTA-s.

“Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 39,0 milionë euro, ose 49,1 % të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 17,4 %. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Maqedonia e Veriut (17,2 %), Shqipëria (16,6 %), Mali i Zi (7,7 %), Serbia (6,2 %), etj. Importet nga vendet e CEFTA-s arritën në 75,8 milionë euro, ose 11,9 % të importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-23,8 %).

Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin:Maqedonia e Veriut (3,9 %), Shqipëria (3,3 %) dhe Serbia (3,3 %)”, thuhet në njoftim.

Ndërsa eksportet me vendet e tjera arritën në 17,0 milionë euro, ose 21,3 %.“Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport ishin: Zvicra (9,7 %) dhe Turqia (3,4 %). Importet e Kosovës me vendet e tjera arritën në 277,8 milion Euro, ose 43,6 %. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (13,1 %) dhe Kina (12,4 %)”, thuhet në njoftim.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.