Hidromorava

Në çastin kur u shkul, ai gurë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Poezi nga Sabit Rrustemi

Nuk isha i vetëm

Një hartë e tërë e Etnisë sonë
krahëfortë si Gjergji
zemër shkëmb si Mic Sokoli
prijës luftërash si Idriz Seferi
në hap me mua prinin

dhe lisat shekullorë
malet me dëborë
e ajo e mira e moçmja Orë
me më të bukurën stinë

Për gjakun e shumë brezave
që kohët s’e ngrinë
e shkelëm
e shkulëm të tërë
atë copë betoni
që ardhacakët e ngulën me forcë
e i zgjuem Bjeshktë e Nemta
prej kushtrimit e gëzimit

Dhe mali me mal u bashkua
e fusha me fushë
e gjaku ynë

Ai gjak i cili s’u bë i bardhë as i zi
ai gjak që mbet Dri i Kuq
dhe i vetëm në trupin tonë
Dri i pandalshëm i lirisë

Pastaj
prej palëve të thella të shpirtit
përmes një frymëmarrje
të keqtin e krejt kohëve jashtë e nxora
e mushkëritë përngadal
me ajër të lirë malesh i mbusha

Dora e djathtë vetvetiu
në xhepin e majtë të uniformës shkoi

Prej andej
të zezën e jetës sonë nxorra
me një shkrepje e ndeza
gacë e bëra
tym e hi

ARKATANA

Për shpirtin tënd të paqtë
e krejt jetë
nanë

Për ëndrrën tënde të parrëfyer
ruajtur nën gjuhë
babë

Për të gjitha betejat e humbura
e të fituara derë në këtë ditë
vëlla

Për atë brengë malli
e atë votër që s’u shua
motër

Dhe për dashurinë tënde të papërmbajtur
e atë fole shqiponjash
që t’lira fluturojnë qiellit
zemër

u shtriva
u shfryva
e si fëmijë yti në lot u shkreha

Kurrë më i lirë s’isha
as u ndjeva
se sa kur u i tëri me dheun tënd u m’lova
imja Kosovë

( 9 Prill 2019)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.