FITORJA

Në burg pas Bajramit

/ 4 minuta lexim
FITORJA

Gjykata Komunale në Kaçanik ka urdhëruar që Xhabir Zharku të fillojë vuajtjen e dënimit prej datës 29 tetor. Por, ish-kryetari i Kaçanikut po bën ç’është e mundur që ta shtyjë vendimin duke kërkuar mbrojtje të ligjshmërisë në rastin e tij.

Xhabir Zharku do ta hajë drekën e Kurban Bajramit në shtëpinë e tij në Kaçanik. Ai është i sigurt se nuk do të shkojë në burg, të paktën deri të hënën që vjen(29 tetor). Këtë e konfirmoi të mërkurën për Express kryetari i Gjykatës Komunale në Kaçanik, Ramadan Gudaçi.

Ai tha se Xhabir Zharku të mërkurën ka shkuar në gjykatë e ka marrë vendimin e gjykatës për dënimin e tij si dhe urdhëresën e nënshkruar nga Gudaçi që të hënën të shkojë në burg. “Sot ka ardhur Zharku në gjykatë e ka marrë vendimin dhe urdhëresën për të shkuar në burg më 29 tetor”, tha kryetari i Gjykatës Komunale të Kaçanikut.

Por, Zharku i ka nxjerrë punë gjykatës duke kërkuar sërish shtyrje të dënimit, pasi që ka bërë kërkesë për shtyrje të dënimit me arsyetim se ka bërë ankesë për mbrojtje të ligjshmërisë. Gudaçi është i bindur se pas kësaj kërkese, Zharku mund ta shtyjë shkuarjen në burg të paktën deri në javën tjetër, gjithnjë nëse gjykata vendos negativisht.

“Nëse i refuzohet kërkesa, ka afat tri ditë për ankesë tjetër, kështu që mendoj se fillimi i vuajtjes së dënimit për Zharkun nuk do të bëhet deri javën e ardhshme”, tha Gudaçi. Sidoqoftë, gjykata i ka përfunduar edhe procedurat tjera duke e njoftuar burgun e Dubravës se Zharku do të jetë atje më 29 tetor.

ARKATANA

Në ndërkohë Zharku ka angazhuar avokatin e njohur Tahir Rrecaj në mënyrë që t’ia shkruajë kërkesën për shtyrje të vuajtjes së dënimit. Rrecaj konfirmon se ia ka shkruar kërkesën e Zharkut, por tha se nuk është avokat i tij. “Thjesht kam kryer një shërbim juridik. Kërkesa ka të bëjë me mbrojtje të ligjshmërisë”, tha Rrecaj. Ai tha se kjo kërkesë nuk ka mundësi ta shtyjë ekzekutimin e dënimit, por që ka kërkuar të rishikohet rasti i Zharkut. Gjykata e Qarkut në Prishtinë kishte dënuar ish- kryetarin e Kaçanikut me tri vjet burgim për “detyrim” dhe “posedim të paligjshëm të armës”.

Ai kishte kërkuar nga Gjykata Komunale në Kaçanik shtyrjen e ekzekutimit të dënimit me arsyetimin se ka disa çështje biznesore të pakryera. Dënimi me burg prej tri vitesh atij i është vërtetuar edhe nga Gjykata Supreme. Nëpërmjet një aktvendimi, Gjykata Komunale në Kaçanik e ka refuzuar kërkesën (lutjen) e Zharkut që ta shtyjë ekzekutimin e dënimit. Pas këtij vendimi të Gjykatës Komunale në Kaçanik, lënda është dërguar për vendosje në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë.

Sipas nenit 23 të Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, kryetari i Gjykatës së Qarkut do të ketë afat tri ditë pasi ta ketë marrë lëndën për të vendosur nëse ekzekutimi i vendimit ndaj Zharkut do të shtyhet ose duhet të zbatohet menjëherë.

Aktakuza:

Zharku, së bashku me Arsim Kolshin, Besnik Hasanin dhe Nusret Cenën, si pjesë e një grupi, në kohë të ndryshme, prej ose më 26 qershor 2006, deri më 1 gusht 2006, me qëllim që të përfitojë për qëllime materiale për vete ose për dikë tjetër ka përdorur kërcënime serioze ndaj të dëmtuarve. Ata i kanë kërcënuar me vrasje Shefket Lurin, Xhelil Sumën dhe Azem Sumën në rast se nuk do të tërhiqeshin nga tenderi i fituar nga Agjencia Kosove Privatizimit (AKP) në valën e 16-të për privatizimin e një ferme të deleve, në sipërfaqe prej 32 hektarësh, në fshatin Rakaj të Ferizajt.(express)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.