Në Budrikë konfiskohen armë

Gjilan – Në fshatin Budrikë të Vitisë është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një armë e llojit AK-47 me një karikator dhe 30 fishekë të kalibrit 7.62 mm njoftoj policia e Kosovës.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt./rajonipress/