RCCOLA

Në Bruksel u protestua kundër diskriminimit në Luginë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Bruksel – Siç ishte paralajmëruar shqiptarët në Belgjikë dhe përreth saj sot kanë ishin tubuar sot në sheshin Place Schuman, përballë Parlamentit Evropian në Bruksel për të protestuar para institucioneve të BE-së me moton “Të bashkuar me Luginën e Preshevës”., njofton korrespondenti i agjencisë së lajmeve “Presheva jonë” nga Brukseli i cili ndoqi Protestën.

Në qendër të Brukselit ishin tubuar qindra shqiptarë, kryesisht nga Kosova Lindore me afishe në duar ku dënohej dhuna serbe me flamuj kombëtar, amerikan dhe evropian me parulla anti-regjimit serb duke ngritur zërin lart kundër diskriminimit dhe represionit sistematik serb në tre komunat shqiptare në jug të Serbisë.

Uji Dea

Nga parullat e tyre dhe brohoritjet që dominoni ishte ajo për kthimin e lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë pas heqjes së dhunshme nga forcat serbe më 20 janar në Preshevë si dhe duke dënuar dëmtimin e varrezave shqiptare në fshatin Oslarë të Bujanocit protestuesit po ashtu kërkuan heqjen e përmendores së xhandarmerisë serbe në afërsi të fshatit Dobrosin e cila për shqiptarët e Kosovës Lindore paraqet provokim, raporton agjencia e lajmeve “Persheva jonë”.

Organizatorët kanë përgatitur një raport në tri gjuhë ku dënohej politika diskriminuese serbe në Luginën e Preshevës i cili do t’i dërgohet të hënën e ardhshme përfaqësuesve të larta të institucioneve evropiane në selinë e BE-së në Bruksel. Protestuesit janë tërhequr pa incidente.