Uji Dea

Në Bresalc raportohet për dhunë familjare dhe sekuestrim armësh

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Gjilan – Në fshatin Bresalc të Gjilanit është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht djalin e tij, duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje njoftoj Policia e Kosovës.

Po në të njëjtin fshat raportohet se në shtëpinë e të dyshuarit mashkull shqiptar gjatë kontrollimit është gjetur dhe sekuestruar një armë gjuetie 12 GA me 16 fishek të kalibrit 12 mm, të cilës i kishte skaduar afati i lejes.

Mobi Casa

Në konsultim me prokurorin pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./rajonipress/