Në Bresalc e Sllakovc të Gjilanit konfiskohen armë

Gjilan – Në fshatin Bresalc në lidhje me rastin raportohet se me 21 nëntor 2013 është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë, i është gjetur dhe konfiskuar një revole e tipit CZ me një fishek të kalibrit 7.62 mm dhe 14 fishek të kalibrit 53 mm njoftoj policia e Kosovës.
Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Arrestime për armëmbajtje pa leje janë kryer edhe në fshatin Sllakovc i Epërm të Gjilanit.
Policia tha se në këtë fshat janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptar pasi që gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre, është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjysmë-automatike me 52 fishek të kalibrit 7.62 mm, dy pushkë gjuetie me 34 fishek të kalibrit 12 mm, një fishek i kalibrit 7.65 mm dhe një thikë.
Në konsultim me prokurorin të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt./rajonipress/