RCCOLA

Në Bresalc arrestohet për kanosje, në Gjilan për vjedhje të llaptopit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në fshatin Bresalc të Gjilanit me urdhër të Gjykatës Themelore në Gjilan është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit mashkull shqiptar pasi që i njëjti e ka kanosur viktimën mashkull shqiptar duke shtënë me armë zjarri në ajër njoftoj policia e Kosovës.

Sipas policisë gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një armë gjysmë automatike e kalibrit 7.62 mm. I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

Uji Dea

Kurse në qytetin e Gjilanit ka ndodhur një grabitje në rrugën “Elez Agushi”. Sipas policisë është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që i njëjti i ka grabitur viktimës femër rome një llap-top nga dora. Në konsultim me Prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./rajonipress/