Në Binqë të Vitisë kapet mall i kontrabanduar

Gjilan – Në fshatin Binqë të Vitisë policia ka ndaluar një veturë me targa të Republikës së Maqedonisë në të cilën gjendeshin dy shqiptar shtetas të Maqedonisë. Gjatë kontrollimit brenda në veturë është identifikuar mall të llojit kozmetikë, për të cilin mall të dyshuarit nuk posedonin dokumente përkatëse njoftoj policia e Kosovës.
Malli dhe vetura janë konfiskuar, ndërsa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./rajonipress/