Uji Dea

Në banesë kanë qenë veç gruaja dhe dy vajzat

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Videoxhirimet që i kanë marrë të enjten mbrëma hetuesit në rastin e Hamdi Sopës tregojnë që në banesën e të ndjerit nuk kishte pasur njerëz të huaj në ditën kur ai ka vdekur.

Në video nuk shihet askush tjetër që të ketë shkuar atje pos vajzës së madhe Nitës dhe burrit të saj, mëngjesin e 29 janarit, si dhe mjekët emergjentë, të cilët kishin dhënë ndihmë rreth orës 9:00.

Gazeta “Koha Ditore”, i ka siguruar të premten këto videoxhirime që janë bërë nga një kamerë sigurie e vendosur në katin e nëntë, në korridorin ku përveç banesës së Sopës janë edhe dy tjera.

Vizitën e mjekëve emergjentë pas thirrjes që e kishte marrë nga ndihma e shpejtë e ka konfirmuar për gazetën edhe doktori që ka qenë aty i pranishëm, Ramë Sadikaj.

E para që ka hyrë në banesë mëngjesin e asaj dite, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, është Nita,vajza e madhe e të ndjerit. Ajo kishte shkuar në banesë rreth orës 8:00 e gjysmë pas një thirrje që kishte marrë se i ati ishte i sëmurë. Rreth orës 9:00 të mëngjesit kishte shkuar ekipi i mjekëve në krye me doktorin Ramë Sadikaj për t`i dhënë ndihmë të ndjerit.

Eco Higjiena

“Derën e banesës na ka hapur një grua e moshës mbi mesatare që po supozoj që ka qenë bashkëshortja e tij dhe kemi hyrë bashkë me teknikun. Pacientin e kemi gjetur në një dhomë ulur në kauç, ka qenë i veshur me pizhame nuancë të kaltër. Para vetes në një tavolinë ka pasur një çaj në gotë të madhe. Pacienti ka qenë i vetëdijshëm, ka komunikuar me ne dhe i është bërë ekzaminimi”, mjekësor ka thënë Sadikaj.

Mjeku ka treguar se i ndjeri i kishte thënë se ka barkqitje, se kishte pasur marramendje, por nuk e kishte humbur vetëdijen.

Ndërkohë videot e siguruara nga “Koha Ditore”, dëshmojnë për lëvizjet që kanë bërë të dyshuarat pas rënies se Sopës në tokë. Së pari shihet vajza e madhe Artina,duke dalë me vrap. Pas saj del Erna dhe më pas gruaja e të ndjerit. Pas disa minutash ato ngjiten ne banës për të dalë sërish, për tu kthyer pas pak të shoqëruara nga policia.

Të dyshuarat kryesore për vrasjen e Sopës janë bashkëshortja dhe dy vajzat të cilat prej së martës janë në paraburgim në dyshimin se kanë kryer vrasje të rëndë në bashkëkryerje.