Hidromorava

Në Ballancë nisi ndërtimi i shkollës së fshatit

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Nxënësit dhe personeli i shkollës fillore “Safet Rexhepi”, paralelja e ndarë në Ballancë, janë përballur me kushte jo të volitshme për punë dhe mungesë të hapësirës.

Ky problem do të evitohet me ndërtimin e objektit të ri të shkollës që ka filluar sot, ku solemnisht u vu gur themeli nga kryetari i komunës, drejtori arsimit etj. Projekti financohet nga buxheti komunal, ndërsa parashihet të përfundoj brenda 2 muajsh.

Objekti i shkollës fillore “Safet Rexhepi” të fshatit Ballancë, i ndërtuar qysh në vitet e 50-ta, nuk ka mundur të plotësoj kushtet për zhvillim normal të procesit mësimor. Udhëheqësit e shkollës pohojnë se edhe përkundër vështirësive me të cilat janë përballur ata, është vijuar mësimi dhe janë treguar rezultate.

Mirëpo, edhe pse është investuar shumë herë në meremetim të këtij objekti, mungesa e hapësirës ka qenë jo e favorshme. Remzi Rexhepi drejtor i kësaj shkolle, bëri të ditur se në këtë shkollë mësimet i vijojnë 110 nxënës, nga klasa e parë deri në të nëntën, që kanë zhvilluar mësimin në 5 mësonjëtore.

Hidromorava

“Objekti i ri i cili ka filluar të ndërtohet sot, do të përmirësoj dukshëm cilësinë e mësimit. Shpresojmë që ky objekt i ri, të përfundoj brenda periudhës së përcaktuar kohore dhe do të ketë një hapësirë të mjaftueshme, ku përpos 5 klasave që do t`i ketë, është i pajisur edhe me dy kabinete, dhe një depo”, tha Rexhepi.

Kryetari i komunës Nexhmedin Arifi, pasi vuri gurin themeltar të kësaj shkolle u shpreh se edhe ky projekt, është në vazhdën e projekteve të ndryshme që komuna e Vitisë po i realizon në përmirësimin e zhvillimit të procesit edukativo arsimor, krijimin e hapësirave shkollore dhe plotësimin e kushteve më të mira për nxënësit dhe personalin. “Shpresojmë që nxënësit e kësaj shkolle, të fillojnë mësimin në gjysmëvjetorin e dytë në këtë objekt, meqë dinamika e punës së punëkryesit, parashihet të bëhet brenda dy muajsh”, tha Arifi.

Ai shtoi se do të jetë i angazhuar që edhe në lokalitetet tjera ku paraqitet nevoja për realizimin e projekteve që kanë të bëjnë me përmirësimin e kushteve në shkolla, Institucionet komunale do të jenë mbështetëse për të vetmin qëllim që të rrisin cilësinë në shkollat e komunës së Vitisë.

Kurse përfaqësuesi i fshatit Hetem Kurteshi theksoi se ky projekt i nisur sot, është mirëpritur jashtëzakonisht nga banorët e posaçërisht nga nxënësit. “Falënderojmë institucionet komunale, që kanë mbështetur këtë projekt që do të kontribuoj në ngritjen e cilësisë së mësimit për nxënësit, por edhe tek personeli”, tha Kurteshi./rajonipress/