UBT

Në Artanë mbi 20 nxënës ndërpresin mësimin shkaku i transportit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ndërpresin mësimin një numër i konsideruar i nxënësve të shkollës së mesme në komunën e Novobërdës.

Disa muaj me pare është përuruar objekti i shkollës së mesme në fshatin Llabjan Komuna e Novobërdës, ndërsa si pasoj e përurimit të këtij objekti është mbyllur objekti tjetër i shkollës së mesme me qendër në fshatin Bostan po ashtu komuna e Novobërdës ka thënë për rajonipress Ramadan Ramadani.

Sipas tij si pasoj e këtyre ndryshimeve të bëra kanë mbetur pa mundësi shkollimi një numër prej 20 nxënësve nga fshatrat rurale që kanë vijuar mësimet në këtë objekt. Edhe pse organet komunale përgjegjëse ishte dashur të merren me këtë çështje ndodh e kundërta askush nuk mërzitët për ndërprerjen e mësimit për këta nxënës.

United Hospital

Si duket krejt kjo ngjarje ka ndodhë e planifikuar pasi që sot askush nuk qan kokën të bëjë një zgjidhje të transportit. Edhe përkundër mos zhvillimit të kësaj komune, banoreve të saj ju mohohet një e drejt elementare e shkollimit si duket kjo komunë ende gjendet në shekullin e VII.

Përgjigjja e vetme e drejtorisë së Arsimit është se nuk janë obligativ për sigurimin e transportit, për derisa kanë qenë obligativ për mbylljen e një shkolle dhe hapjen e shkollës së re në largësi prej 12 km nga qendra. Po ashtu duhet pasur parasysh se në këtë komunë nuk ekziston asnjë transport publik që disa vite që do të kishte lehtësuar udhëtimin e këtyre nxënësve dhe do të kishte ndikuar në mos ndërprerjen e mësimit ka shtuar Ramadani./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.